Finlanda kundërshton pagesën e gazit rus me ruble
https://parstoday.ir/sq/news/world-i126336-finlanda_kundërshton_pagesën_e_gazit_rus_me_ruble
Ministri i punëve të jashtme të Finlandës ka thënë se vendi i tij nuk ka në plan të paguajë gazin rus me ruble.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 28, 2022 11:31 Europe/Tirane
  • Finlanda kundërshton pagesën e gazit rus me ruble

Ministri i punëve të jashtme të Finlandës ka thënë se vendi i tij nuk ka në plan të paguajë gazin rus me ruble.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, ministri i punëve të jashtme të Finlandës, Peka Havisto deklaroi: “Ne në kabinetin qeveritar vendosëm të mos paguajmë energjinë me ruble dhe këtë vendim ia kemi kumtuar Moskës".
Muajin e kaluar, Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, nënshkroi një dekret që u kërkon blerësve që kundërshtojnë politikat e Rusisë në Ukrainë, të miratojnë një metodë të re pagese për gazin rus. Kjo lidhet kryesisht me vendet që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe kanë ngrirë rezervat e saj valutore.
Rusia ka udhëzuar importuesit e gazit rus, veçanërisht ata të cilësuar si "jomiqësorë", të hapin dy llogari në Gazprom Bank të Rusisë, një në euro dhe një në ruble.
Pagesa për gazin e Rusisë shkon në llogaritë e këtyre vendeve dhe më pas banka e konverton atë në ruble dhe më pas kompania shtetërore Gazprom përfundon pagesat pasi të arrijë rubla.
Zëdhënësi i presidencës së Rusisë, Dmitry Peskov tha gjithashtu të mërkurën se pagesa për gazin rus në ruble ishte për shkak të veprimeve të pafavorshme të vendeve të huaja, të cilat ngrinë asetet ruse jashtë vendit dhe vodhën një pjesë të konsiderueshme të rezervave valutore të Rusisë.
Rreth 40% e gazit natyror të konsumuar në vendet anëtare të BE-së vjen nga Rusia.
Ky gaz natyror përdoret për ngrohjen e njësive të banimit, prodhimin e energjisë elektrike dhe furnizimin me gaz të nevojshëm nga industritë si forca lëvizëse e ekonomisë së vendeve evropiane.