Demonstrata anti-sioniste në Brighton
Anëtarët e grupeve të shoqërisë civile kundër luftës dhe pro-palestineze protestuan në Brighton të Britanisë, në shenjë proteste ndaj shtypjes brutale të regjimit sionist ndaj besimtarëve palestinezë, duke brohoritur parulla anti-sioniste dhe duke kërkuar çlirimin e Palestinës.
Dhjetëra anëtarë të grupeve të shoqërisë civile kundër luftës dhe pro-palestineze në qytetin britanik të Brighton të shtunën organizuan demonstrata anti-sioniste, duke brohoritur "Vdekje Izraelit" dhe duke theksuar nevojën e presionit të qeverisë britanike për të ndaluar mizoritë sioniste kundër palestinezëve. Demonstruesit në qytetin britanik të Brighton mbanin gjithashtu pankarta me slogane që kërkonin çlirimin e Palestinës dhe fundin e regjimit izraelit të aparteidit. Demonstrata në Brighton u organizua nga Lëvizja për Solidaritet me Popullin Palestinez, e cila lëshoi një deklaratë ku u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestë kundër krimeve të regjimit sionist. Që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit, trupat dhe kolonët e regjimit sionist kanë nisur sulmet në oborret e xhamisë Al-Aksa dhe besimtarëve palestinezë, duke plagosur qindra palestinezë, disa prej të cilëve raportohet se janë në gjendje kritike. Ku veprim i regjimit sionist shkaktoi zemërim të gjerë në mesin e grupeve dhe personaliteteve palestineze, të cilët e dënuan veprimin dhe kërcënuan se do të hakmerren ashpër ndaj krimeve të pushtuesit.