Evropa kërkon të shkurtojë varësinë nga gazi rus
Ndërsa lufta Rusi-Ukrainë vazhdon, çështja e furnizimeve evropiane me energji nga Rusia është bërë një problem i madh.
Ndërsa shumë vende evropiane kanë sugjeruar ndërprerjen e importeve të naftës dhe gazit nga Rusia si një mjet për të ndëshkuar këtë vend, të tjerët nuk janë dakord. Në lidhje me këtë, “Thierry Breton” (Komisioneri i BE-së për Punët e Brendshme) njoftoi se është përgatitur plani për të shkurtuar varësinë e BE-së nga gazi rus. Por në të njëjtën kohë, theksoi ai, varësia e Evropës tek energjisë e Rusisë nuk mund të ndërpritet brenda natës. Bashkimi Evropian (BE) në mbështetje të Ukrainës është përfshirë në një luftë ekonomike me Rusinë për më shumë se dy muaj. Kjo ndërkohë është në kohën kur pjesa më e madhe e energjisë së nevojshme të vendeve evropiane furnizohet nga Rusia. Zëvendëskryeministri rus Alexander Novak tha: Nuk ka gjasa që vendet evropiane të jenë në gjendje të gjejnë një alternativë ndaj naftës dhe gazit rus në pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme. Rusia furnizon 30 për qind të naftës së BE-së dhe 40 për qind të importeve të saj të gazit dhe për këtë nuk mund të flasim për sigurinë energjetike në Evropë pa marrë parasysh burimet energjetike të Rusisë. Kjo çështje është kthyer në një pikë grindjeje mes anëtarëve të BE-së. Në fakt, vendet perëndimore kanë frikë se përshkallëzimi i sanksioneve ndaj Rusisë do të çojë në mungesë karburanti në Evropë dhe do të prishë ciklin ekonomik të vendeve anëtare, pasi rritja e çmimit të karburantit në shumë vende evropiane shkakton rritjen e rëndë të inflacionit. Lidhur me këtë, Figaro shkruan: Disa vende, si Polonia dhe Franca, kërkojnë sanksione të plota ndaj naftës dhe gazit rus, por në të njëjtën kohë, disa vende si Gjermania, Austria dhe Hungaria e kundërshtojnë atë. Pas sinjalit të vendeve evropiane për ndërprerjen e importeve të energjisë nga Rusia, Vladimir Putin nënshkroi së fundmi një urdhër ekzekutiv ku thuhet se blerësit e gazit rus nga vendet jomiqësorë duhet ta paguajnë në rubla. Kjo përkeqësoi problemet e shumë vendeve evropiane, ku Gazprom njoftoi se kishte ndërprerë plotësisht eksportet e gazit në Bullgari dhe Poloni. Tashmë janë përshkallëzuar mosmarrëveshjet në Bashkimin Evropian për vazhdimin e importit të gazit nga Rusia dhe pranimin e kushtit të vendit për të paguar çmimin e rublës. Në fakt, vendet evropiane që janë përpjekur të mbajnë të njëjtin pozicion politik dhe të mbështesin Ukrainën që nga fillimi i krizës në Ukrainë, tani janë ndarë në çështjen ekonomike; Pra, pranimi i një ndërprerjeje të plotë të energjisë nga Rusia do të ishte një fatkeqësi për disa vende evropiane.