Zelinsky: Deri më tani, 100 civilë janë evakuuar nga Mariupol
Sipas zyrtarëve ukrainas dhe Kombeve të Bashkuara, është krijuar një korridor për evakuimin e civilëve nga qyteti i Mariupolit dhe sipas Zelensky, deri më tani 100 persona janë larguar nga qyteti.
Sipas zyrtarëve ukrainas dhe të OKB-së, u krijua një korridor për transportimin e civilëve nga fabrika e çelikut në Mariupol dhe evakuimi i grave dhe fëmijëve nisi nga e diela, raportoi IRNA. Rreth 100 civilë janë evakuuar nga uzina Azofestal dhe kanë shkuar në një zonë të kontrolluar, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelinsky. Zelensky në Twitter shkroi: Nesër do të takohemi me qytetarët ukrainas. Kombet e Bashkuara dhe grupe të tjera ndërkombëtare po punojnë së bashku për të evakuuar njerëzit. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka konfirmuar se do të ndihmojë në kalimin e sigurt të civilëve në koordinim me Kombet e Bashkuara, si dhe me zyrtarë ukrainas dhe rusë. Para luftës, sipas statistikave, në qytetin e Mariupolit jetonin rreth 450,000 njerëz, por tani në këtë qytet të Ukrainës jetojnë vetëm 100,000 njerëz. Zyrtarët ukrainas pretendojnë se më shumë se 20,000 civilë janë vrarë dhe varrosur në varre masive.