Revista "Time": Rusia fituese e luftës së energjisë
Revista "Time" në një analizë të saj në lidhje me luftën në Ukrainë, ka shkruar: “Megjithëse Rusia nuk ka qenë e suksesshme në betejën frontale kundër Ukrainës, ajo ka mundur të parandalojë një reagim serioz evropian në mbështetje të Kievit duke pasur armë të mira energjetike”.
Revista amerikane "Time" e Nju Jorkut ka shkruar: "Sanksionet aktuale të cilat nuk përfshijnë sektorin energjisë së Rusisë, kanë arritur vetëm ta fusin Rusinë në qoshe të ringut, por nuk kanë arritura shkatërrojnë atë, prandaj presidenti rus Vladimir Putin po përdor këtë mekanizëm të rëndësishme për t'u hakmarrë".
Kjo revistë amerikane në analizën e saj shkruan: “Putini tani po përdor armën e energjisë jo vetëm brenda vetë Ukrainës, por edhe jashtë saj për të fituar fushëbetejën”.
Ashtu siç ka deklaruar kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vendimi i kompanisë Gasprom më 26 prill për të ndërprerë gazin për Poloninë dhe Bullgarinë është një formë shantazhi, por një lëvizje e tillë e Rusisë nuk është e papritur për një student të "historisë ruse".
Revista "Time" kujton se Rusia në vitin 2009, ndërpreu furnizimin me gaz për Ukrainën dhe vendet fqinje evropiane me synimin për të gjunjëzuar Kievin në një dimër të ashpër dhe atëherë e pati realizuar këtë qëllim.
“Megjithëse Gjermania më në fund ka hequr dorë nga kundërshtimi i saj ndaj një embargoje të energjisë ruse, ende nuk është arritur asnjë marrëveshje midis vendeve evropiane në lidhje me kohën se kur duhet të pezullohen importet e gazit nga Rusia dhe vendet evropiane nuk kanë qenë në gjendje të ndërpresin plotësisht importet e energjisë nga Rusia ashtu siç kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës,”- thuhet në analizë.
Sipas raportit, 60% e të ardhurave të Rusisë në vitin 2021 vijnë nga eksportet e energjisë, dhe ndërkohë që nga 7 prilli i këtij viti, Evropa ka dhënë më shumë se 1 miliard dollarë ndihmë financiare për Ukrainën, në anën tjetër ka paguar 35 miliardë dollarë për importe të energjie nga Rusia.
“Edhe pse Evropa ka dërguar shumë armë dhe ndihma në Ukrainë, ajo nuk ka qenë në gjendje ta çarmatosë Moskën për shkak të varësisë së saj energjetike nga Rusia”, thuhet në analizë.