Zelensky: Turqia ka një standard të dyfishtë me Ukrainën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i126570-zelensky_turqia_ka_një_standard_të_dyfishtë_me_ukrainën
Presidenti i Ukrainës kritikoi standardin e dyfishtë të Turqisë ndaj Ukrainës dhe tha: Ankaraja kërkon ndërmjetësimin nga njëra anë dhe nga ana tjetër hap rrugët turistike për Rusinë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 02, 2022 15:51 Europe/Tirane
  • Zelensky: Turqia ka një standard të dyfishtë me Ukrainën

Presidenti i Ukrainës kritikoi standardin e dyfishtë të Turqisë ndaj Ukrainës dhe tha: Ankaraja kërkon ndërmjetësimin nga njëra anë dhe nga ana tjetër hap rrugët turistike për Rusinë.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Presidenti i Ukrainës "Volodymyr Zelensky" të hënën në një intervistë për rrjetin televiziv grek ERT‌ tha:  “Nga njëra anë, Turqia po vepron si ndërmjetësuese dhe mbështetëse e Ukrainës me hapa të rëndësishëm, por nga ana tjetër jemi dëshmitarë të hapjes së rrugëve turistike, veçanërisht për turistët rusë. “Zelensky në intervistën e tij vazhdoi: "Këto janë standarde të dyfishta dhe janë të padrejta." Evazioni rus ndaj Ukrainës ka ulur në mënyrë drastike numrin e turistëve rusë në Turqi. Kjo rënie e numrit të turistëve rusë ka ngritur shqetësimin në Ankara dhe për këtë ajo po kërkon të rrisë numrin e turistëve dhe të kapërcejë krizën ekonomike në vend. Dje, zyra e presidentit Recep Tajip Erdogan njoftoi se presidenti turk dhe ai rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike kishin diskutuar zhvillimet e fundit në Ukrainë.  Zëdhënësi presidencial turk Ibrahim Kalin të dielën tha se vazhdimi i iniciativës së Turqisë mund të luajë një rol të rëndësishëm në përfundimin e luftës Ukrainë-Rusi dhe se Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj intensive në këtë drejtim.  Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar vazhdimisht Rusinë për sulmin ndaj Ukrainës, por gjithashtu ka deklaruar se dëshiron të mbajë kontakte me homologun e tij rus, Vladimir Putin.