Uashingtoni: Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje ushtarake për Ukrainën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i126586-uashingtoni_ne_do_të_vazhdojmë_të_ofrojmë_mbështetje_ushtarake_për_ukrainën
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit theksoi nevojën për të rihapur së shpejti ambasadën e Uashingtonit në Kiev, duke theksuar se mbështetja ushtarake e vendit për Ukrainën do te vazhdoje.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 03, 2022 11:47 Europe/Tirane
  • Uashingtoni: Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje ushtarake për Ukrainën

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit theksoi nevojën për të rihapur së shpejti ambasadën e Uashingtonit në Kiev, duke theksuar se mbështetja ushtarake e vendit për Ukrainën do te vazhdoje.

 Sipas agjencisë së lajmeve Fars, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së Ned Price në një konferencë për shtyp të hënën në mbrëmje theksoi se mbështetja e ushtarake e Uashingtonit për Ukrainën në konfliktin me Rusinë, eshte duke vazhduar dhe shtoi : "Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje ushtarake për Ukrainën dhe të mbajmë presionin ekonomik mbi Rusine." "Ne theksojmë nevojën për të hapur vendkalimet humanitare për ndihmë për njerëzit e rrethuar në Mariupol," tha Price. "Dëshmia e humbjes strategjike e Rusisë në Ukrainë është e qartë për të gjithë," tha Price, duke shtuar se ukrainasit kishin vërtetuar se Rusia nuk mund ta pushtonte vendin e tyre me forcë. "Ne do të rihapim ambasadën tonë në Kiev së shpejti," tha ai. Kryeministri britanik, ndërkohë, në një deklaratë pas bisedimeve me Zelensky tha se qeveria e Londrës do të vazhdojë të forcojë ndihmën e saj ushtarake për Ukrainën.