Macron i kërkon Putinit armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i126604-macron_i_kërkon_putinit_armëpushim_të_menjëhershëm_në_ukrainë
Presidenti francez Emmanuel Macron pati një telefonatë që zgjati mbi dy orë me homologun e tij rus Vladimir Putin, njoftoi të martën pallati Élysée.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 03, 2022 19:27 Europe/Tirane
  • Macron i kërkon Putinit armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

Presidenti francez Emmanuel Macron pati një telefonatë që zgjati mbi dy orë me homologun e tij rus Vladimir Putin, njoftoi të martën pallati Élysée.

Zyra e Emmanuel Macron ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se në një telefonatë me Putinin, lideri francez kërkoi armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë. Macron shprehu gjithashtu shqetësimin e tij për situatën në Donbas dhe Mariupol dhe i bëri thirrje Rusisë që të lejojë evakuimet nga uzina Azovstal të vazhdojnë, tha zyra e presidentit francez. Ai i bëri thirrje Rusisë “të përmbushë përgjegjësitë e saj si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit duke i dhënë fund këtij agresioni shkatërrues”, thuhet në deklaratë. Macron është përballur me disa kritika për përpjekjet e tij për të mbajtur dialogun të hapur me Kremlinin, duke u angazhuar në shumë telefonata me Vladimir Putin që nga fillimi i pushtimit.