Vazhdon qasja armiqësore e Gjermanisë kundër Rusisë
(last modified Wed, 04 May 2022 10:16:10 GMT )
May 04, 2022 12:16 Europe/Tirane
  • Vazhdon qasja armiqësore e Gjermanisë kundër Rusisë

Pas qëndrimit armiqësor të Gjermansië kundër Rusisë, kancelari gjerman mbështeti anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Sipas IRNA, kancelari gjerman Olaf Schultz pasi priti kryeministrat e Suedisë dhe Finlandës në një takim dyditor në Berlin tha se të dy vendet evropiane mund të llogarisin në mbështetjen gjermane nëse do të kërkojnë anëtarësimin e tyre në NATO. Kryeministrat e Suedisë dhe Finlandës në fillim të këtij muaji njoftuan se lufta në Ukrainë kishte ndryshuar situatën e sigurisë në rajon dhe parashtruan idenë për anëtarësim në NATO.  Kryeministri finlandez, i cili ndan një kufi prej 1300 kilometrash me Rusinë, ka thënë se dëshiron të anëtarësohet në NATO brenda disa javësh. Kryeministri suedez gjithashtu ka thënë se vendi duhet të jetë i përgatitur për çdo veprim të Rusisë dhe se lufta në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka. Kremlini, ndërkohë, ka paralajmëruar për pasojat e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, duke thënë se nëse të dy vendet i bashkohen aleancës, ai do të forcojë praninë e vet ushtarake dhe do të vendosë armë bërthamore në rajon.

Tags