Vlera e rublës ruse u rrit sërish pavarësisht sanksioneve
Rubla ruse është rritur sërish kundrejt dollarit dhe euros në tregtinë globale të monedhave, teksa Bashkimi Evropian miratoi raundin e gjashtë të sanksioneve ekonomike kundër Rusisë.
Të mërkurën, tregu global i monedhës pa se rubla ruse pësoi rritje kundrejt dollarit dhe euros, kështu që vlera e rublës tani është afër pikut të dy viteve të fundit. Sot një dollar amerikan, është këmbyer me 53,69 rubla, që është vlera më e lartë e rublës që nga qershori 2020. Rritja e vlerës së rublës në fakt u ndikua nga politikat e kontrollit të këmbimit valutor të qeverisë ruse, e cila udhëzoi kompanitë e huaja që zotëronin aksione në Rusi të mos i shesin aksionet e tyre pa licencë. Në ditët e para të konfliktit ushtarak të Rusisë me Ukrainën, rubla kishte rënë ndjeshëm duke u këmbyer në 150 rubla për një dollar në fillim të marsit, por që atëherë vlera e saj është pothuajse dyfishuar.