Kremlini: Nuk shpallim luftë!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i126662-kremlini_nuk_shpallim_luftë!
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov është shprehur ditën e sotme se nuk ka shans që presidenti rus Vladimir Putin ti shpallë luftë Ukrainës më 9 maj, pikërisht në ditën e fitores së Rusisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 04, 2022 15:31 Europe/Tirane
  • Kremlini: Nuk shpallim luftë!

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov është shprehur ditën e sotme se nuk ka shans që presidenti rus Vladimir Putin ti shpallë luftë Ukrainës më 9 maj, pikërisht në ditën e fitores së Rusisë.

I pyetur rreth mundësisë për zyrtarizimin e luftës në 9 maj, ai u shpreh se kjo gjë është e pakuptimtë. “Nuk ka asnjë mundësi. Jo, kjo është e pakuptimtë”-tha ai. Peskov hodhi poshtë gjithashtu raportet se Putini mund të përdorë Ditën e Fitores për të shpallur mobilizimin në vend, gjë që do t’i lejonte qeverisë jo vetëm të mbledhë trupa, por edhe të vendosë ekonominë në një bazë lufte. Analistët dhe zyrtarët perëndimorë thanë më parë se besojnë se më 9 maj, pas më shumë se dy muajsh të një “operacioni  special ushtarak” kundër Ukrainës, Putin mund të shpallte zyrtarisht luftë. Gjithashtu, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të mërkurën se qëndrimi jokonsistent i Kievit në bisedimet e paqes me Moskën i kishte lënë bisedimet pa rezultat. Më herët, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov theksoi se bisedimet ishin të vështira, por ishin në vazhdim.