Rusia dëbon shtatë diplomatë danezë
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se shtatë diplomatë danezë janë shpallur “persona non grata”.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë tha: "Ambasadori danez në Moskë është informuar se Rusia, si pjesë e hakmarrjes, ka quajtur elementë të padëshirueshëm shtatë diplomatë nga ambasada daneze në Moskë dhe ata duhet të largohen nga Rusia brenda dy javësh. Përveç kësaj, njërit prej diplomatëve të delegacionit danez i është refuzuar viza për të hyrë në Rusi”. Ky veprim, sipas mediave të huaja, është kundërpërgjigje ndaj Kopenhagës që dëboi 15 diplomatë rusë muajin e kaluar. Sipas Kremlinit, politika e hapur anti-ruse e Danimarkës po dëmton seriozisht marrëdhëniet dypalëshe dhe se rezervon të drejtën për të ndërmarrë hapa shtesë si përgjigje.