Amerika i jep helikopterët afganë Ukrainës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i126732-amerika_i_jep_helikopterët_afganë_ukrainës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës furnizon forcat ushtarake të Ukrainës me 16 helikopterë luftarakë afganë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 06, 2022 06:48 Europe/Tirane
  • Amerika i jep helikopterët afganë Ukrainës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës furnizon forcat ushtarake të Ukrainës me 16 helikopterë luftarakë afganë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se zyra e inspektorit speciale të Amerikës për rindërtimin e Afganistanit (SIGAR) ka njoftuar furnizimin e forcave ushtarake të Ukrainës me 16 helikopterë luftarakë të llojit MI-17, të cilët më parë ishin blerë nga Rusia për Afganistanin.

Këta helikopterë u dërguan në Ukrainë për stërvitje përpara se trupat amerikane të largoheshin nga Afganistani dhe para rrëzimit të qeverisë afgane nga talebanët.

Rusia ka reaguar ndaj këtij veprimi të Amerikës dhe e ka quajtur dorëzimin e këtyre helikopterëve te forcat ushtarake të Ukrainës, shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Talibanët javën e kaluar kritikuan mosdorëzimin e avionëve dhe helikopterëve afganë nga disa shtete perëndimore dhe kanë deklaruar: "Këto pajisje ushtarake i përkasin popullit të Afganistanit dhe ne kemi nevojë për këto pajisje për të garantuar sigurinë e popullit afgan dhe për të luftuar kundër terrorizmit".

Pas rënies së ish-qeverisë afgane, shumë pilotë afganë me dritën jeshile të Amerikës, larguan nga Afganistani me dhjetëra helikopterë dhe avionë luftarakë duke i transferuar ato në vendet e Azisë Qendrore.