FAO: Rreziku i krizës së urisë për miliona njerëz
(last modified Fri, 06 May 2022 11:42:15 GMT )
May 06, 2022 13:42 Europe/Tirane
  • FAO: Rreziku i krizës së urisë për miliona njerëz

Organizata Botërore e Ushqimit dhe Bujqësisë vlerëson se rreth 200 milionë njerëz janë në rrezik nga uria.

Sipas Organizatës Botërore të Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), numri i njerëzve të uritur vitin e kaluar arriti në 193 milionë për shkak të konfliktit dhe ndryshimeve klimatike dhe krizës ekonomike. Ndërsa ekspertët kanë paralajmëruar se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të çojë në zi buke, FAO në raportin e saj vjetor tha se në vitin 2021, rreth 40 milionë njerëz po përballeshin me pasiguri ushqimore. Midis 53 vendeve që përballen me problemin në fjalë janë Republika Demokratike e Kongos, Etiopia, Jemeni dhe Afganistani, ku miliona njerëz janë të uritur pasi i goditi kriza ekonomike. Kombet e Bashkuara e përkufizojnë "pasigurinë ushqimore" si paaftësinë e një personi për të ngrënë mjaftueshëm duke rrezikuar kështu jetën e tij. FAO në lidhje me këtë njoftoi:  “Është uria ajo që na vë në rrezik të vdekjes masive”. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres të mërkurën tha se problemi i sigurisë botërore të ushqimit nuk mund të zgjidhet pa ringjallur prodhimin bujqësor të Ukrainës dhe pa eksportimin e ushqimit dhe plehrave ruse në tregun botëror. Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, lufta në Ukrainë ka tronditur tregjet e mallrave dhe ka ndryshuar modelet globale të tregtisë, prodhimit dhe konsumit në një mënyrë që do t’i mbajë çmimet në nivelet më të larta historike deri në fund të vitit 2024. Në raportin e Bankës Botërore për situatën e grurit thuhet: Çmimet e grurit pritet të rriten me më shumë se 40% dhe të arrijnë nivelin më të lartë të këtej viti. Rusia dhe Ukraina mbajnë peshën e rreth një të katërtën e eksporteve botërore të grurit.

Tags