Qindra qytetarë çekë protestojnë kundër dërgimit të pajisjeve ushtarake në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i126898-qindra_qytetarë_çekë_protestojnë_kundër_dërgimit_të_pajisjeve_ushtarake_në_ukrainë
Qindra qytetarë në Republikën e Çekisë kanë protestuar kundër dërgimit të pajisjeve ushtarake nga ky vend në Ukrainë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 09, 2022 11:11 Europe/Tirane
  • Qindra qytetarë çekë protestojnë kundër dërgimit të pajisjeve ushtarake në Ukrainë

Qindra qytetarë në Republikën e Çekisë kanë protestuar kundër dërgimit të pajisjeve ushtarake nga ky vend në Ukrainë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se këto demonstrata u zhvillua të dielën në sheshin "Republika" të Pragës me pjesëmarrjen e qindra personave.

Sipas burimeve informative, në demonstratë ishte i pranishëm edhe Heinek Blasco, deputet i Parlamentit Evropian nga partia e djathtë “Demokracia e Drejtpërdrejtë dhe Liria”.

"Ne duhet të detyrojmë qeverinë e Republikës Çeke të ndalojë dërgimin e armëve në Ukrainë," tha ai.

Protestuesit akuzuan qeverinë çeke për fshehjen e të vërtetës për atë që po ndodhë në Ukrainë. Protestuesit protestuan gjithashtu kundër refuzimit të Bashkimit Evropian dhe NATO-s për të negociuar garancitë e sigurisë me Rusinë.

Në fund të prillit, media çeke raportoi se vendi kishte dërguar rreth 3 miliardë dollarë ndihmë ushtarake në Ukrainë.