Rrënohet ëndrra për një “shtëpi të përbashkët evropiane”
(last modified Mon, 09 May 2022 17:32:00 GMT )
May 09, 2022 19:32 Europe/Tirane
  • Rrënohet ëndrra për një “shtëpi të përbashkët evropiane”

Presidenti i Gjermanisë në përvjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, deklaroi se ëndrra për një “shtëpi të përbashkët evropiane” tanimë është kthyer në një makth me luftën në Ukrainë.

Steinmeier në 77-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, duke folur për perspektivën e një "Shtëpi të Përbashkët Evropiane" të cilën dikur ia kishte dhënë Evropës Mikhail Gorbaçev, ish-lideri i BRSS, deklaroi: "Sot, kjo ëndërr është zhdukur dhe makthet kanë zënë vendin e saj”. Në fjalimin e tij, duke u fokusuar në çështjen e sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, presidenti gjerman e përshkroi atë si një "çarje" që i detyroi njerëzit në Evropë të përjetojnë një realitet të dhimbshëm. Natyrisht, ashtu si liderët e tjerë evropianë dhe perëndimorë, ai është përpjekur të fajësojë vetëm Rusinë për zhvillimet e fundit, veçanërisht për luftën shkatërruese në Ukrainë. Por roli i SHBA dhe i evropianëve në nisjen e konfliktit në Ukrainë është i pamohueshëm. Steinmeier vuri në dukje se pushtimi rus kërcënon vetë ekzistencën e Ukrainës. Ai shtoi se sulmi kishte për qëllim jo vetëm Ukrainën, por edhe idenë e demokracisë liberale dhe vlerat e saj, përkatësisht lirinë, barazinë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe dinjitetin njerëzor. Një tjetër pikë për t'u theksuar është se Rusia, veçanërisht në dekadën e fundit, i ka vënë theks të madh nevojës për të vendosur një rend të ri sigurie në Evropë të pavarur nga Shtetet e Bashkuara. Nga këndvështrimi i Moskës, prania ushtarake e Uashingtonit në Evropë ka çuar vetëm në më shumë konfrontime midis Rusisë dhe Evropës, dhe Shtetet e Bashkuara, në përputhje me qëllimet dhe interesat e saj, kanë dashur që më shumë evropianë të përballen dhe të rreshtohen kundër Rusisë në formën e NATO-s. Tani më shumë se kurrë, është e qartë se ideja e një shtëpie të përbashkët evropiane, pra një Evropë pa luftë dhe armiqësi, plot marrëdhënie paqësore dhe e bazuar në marrëdhënie dhe lidhje të ndryshme midis vendeve të kontinentit, është venitur. Natyrisht, politikat dhe veprimet e SHBA-së, kanë luajtur një rol të pamohueshëm në këtë drejtim.

 

Tags