Arritjet e reja ushtarake të Rusisë në Ukrainë
Njëkohësisht me paradën vjetore të Ditës së Fitores në Rusi me rastin e 77-vjetorit të fitores së vendit ndaj Gjermanisë naziste në Sheshin e Kuq të Moskës, Ministria Ruse e Mbrojtjes njoftoi arritjet e reja ushtarake në Ukrainë.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë njoftoi shkatërrimin e më shumë se 200 bazave ushtarake ukrainase nga forcat ruse të dielën e kaluar, duke përfshirë tre avionë luftarakë ukrainas 2 MiG-29 dhe një Sukhoi-25 si dhe një sistem radarësh i prodhuar nga SHBA. Gjithashtu 56 depo të pajisjeve ushtarake amerikane dhe evropiane në Ukrainë janë shkatërruar nga Rusia. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha në një deklaratë se rreth 350 trupa ukrainase ishin vrarë në sulme me raketa dhe artileri, duke përmendur shkatërrimin e helikopterëve ushtarakë ukrainas në periferi të qytetit Odesa duke përdorur raketa cruise Onix. Lufta në Ukrainë tashmë ka hyrë në muajin e tretë dhe deri më tani 25 shtete kanë dërguar armë të ndryshme ushtarake në Kiev. Rusët këmbëngulin se nuk kanë ndërmend të pushtojnë Ukrainën. Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 3.7 milionë ukrainas janë zhvendosur dhe më shumë se 1080 civilë janë vrarë në luftë.