Biden nënshkruan ligjin për përshpejtimin e dërgesave të armëve në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i126936-biden_nënshkruan_ligjin_për_përshpejtimin_e_dërgesave_të_armëve_në_ukrainë
Presidenti i SHBA Joe Biden të hënën nënshkroi një ligj të quajtur "hua dhe qira" për të lehtësuar dhe përshpejtuar dërgimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake në Ukrainë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 10, 2022 04:24 Europe/Tirane
  • Biden nënshkruan ligjin për përshpejtimin e dërgesave të armëve në Ukrainë

Presidenti i SHBA Joe Biden të hënën nënshkroi një ligj të quajtur "hua dhe qira" për të lehtësuar dhe përshpejtuar dërgimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake në Ukrainë.

Në përvjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe humbjes së Gjermanisë, presidenti amerikan Biden riaktivizoi ligjin e huasë dhe qirasë në mbështetje të luftës në Ukrainë, raporton agjencia IRNA e lajmeve. Akti i Huasë dhe Qirasë ishte një ligj që lejonte qeverinë amerikane të jepte hua ose të jepte me qira produkte luftarake për vendet që ishin në luftë me Gjermaninë dhe aleatët e saj në këmbim të parave.  Presidenti gjithashtu kërkoi veçmas Kongresit një fond prej 33 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, duke përfshirë disa miliardë dollarë armatime dhe pajisje për sigurinë. "Unë mendoj se ne mund të kalojmë një projekt-ligj të ndihmës prej 33 miliardë dollarësh për Ukrainën sa më shpejt që të jetë e mundur," tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, në përgjigje të kërkesës së Biden për ndihmën ndaj Ukrainës. Kërkesa prej 33 miliardë dollarësh përfshin 20.4 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe sigurie për Ukrainën. Ky buxhet përfshin pajisje dhe ndihmë në fushën e sigurisë, ekonomike dhe humanitare. Kërkesa prej 33 miliardë dollarësh përfshin 20.4 miliardë dollarë mjete ushtarake dhe sigurie për Ukrainën.