Tetë milionë ukrainas të zhvendosur prej luftës
(last modified Tue, 10 May 2022 18:22:27 GMT )
May 10, 2022 20:22 Europe/Tirane
  • Tetë milionë ukrainas të zhvendosur prej luftës

Tetë milionë ukrainas janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre prej sulmeve ruse, deri tani.

Sipas Agjencisë së Emigracionit të Kombeve të Bashkuara, shifrat përfaqësojnë një rritje prej 24% krahasuar me shifrat e para të zhvendosjes së brendshme të publikuara më 16 mars. Pothuajse gjysma e atyre njerëzve po mendonin të zhvendoseshin përsëri pasi lufta vijon të shkatërrojë qytetet,  shkruhet në raport. Më shumë se 2.7 milionë ukrainas janë kthyer në shtëpi. Raporti zbuloi gjithashtu se dy të tretat e njerëzve kishin nevojë për para për të mbijetuar në mesin e të zhvendosurve. Kujtojmë se shumë prej bankave nuk funksiononin që në ditët e para të sulmeve në qytete duke krijuar vështirësi në marrjen e shumave monetare që ukrainasit kishin. Mbi 18% e popullsisë së Ukrainës të paraluftës tani është e zhvendosur brenda vendit, ka thënë Raporti i katërt i Zhvendosjes së Brendshme të Ukrainës, i publikuar hënën. “Nevojat e atyre të zhvendosurve brenda vendit dhe të gjithë të prekurve nga lufta në Ukrainë po rriten nga ora në orë”, citohet të ketë thënë të martën Drejtori i Përgjithshëm i IOM-it, António Vitorino. “Regjistrimi” i fundit, i kryer midis 29 prillit dhe 3 majit, zbuloi se 63% e të zhvendosurve brenda vendit janë gra. Me më shumë se 5.9 milionë refugjatë që janë larguar nga Ukraina për në vendet fqinje, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, janë të zhvendosur që nga fillimi i agresionit rus në fund të shkurtit.

Tags