Trupat bjelloruse do të vendosen në zonat kufitare me Ukrainën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i126982-trupat_bjelloruse_do_të_vendosen_në_zonat_kufitare_me_ukrainën
Qeveria bjelloruse njoftoi të martën se do të vendosë trupa në kufirin me Ukrainën në përgjigje të lëvizjeve perëndimore dhe NATO-s.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 11, 2022 03:10 Europe/Tirane
  • Trupat bjelloruse do të vendosen në zonat kufitare me Ukrainën

Qeveria bjelloruse njoftoi të martën se do të vendosë trupa në kufirin me Ukrainën në përgjigje të lëvizjeve perëndimore dhe NATO-s.

Sipas IRNA, qeveria bjelloruse të martën njoftoi se do të vendosë trupa në tre zona kufitare me Ukrainën. Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë më parë se mbrojtja e vendit të tij është e pajisur me raketa ruse. Bjellorusia, një aleate e ngushtë e Rusisë, ka thënë se nuk ka plane të marrë pjesë në operacionin ushtarak të Moskës në Ukrainë, por se trupat ruse mund të përdorin territorin rus kundër Kievit. "Viktor Golovich, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Bjelloruse, tha: Në muajt e fundit, forcat e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s kanë vendosur trupa pranë kufirit me Bjellorusinë, dhe në gjashtë muajt e fundit, forcat perëndimore janë dyfishuar. Ai tha: Bjellorusia po i përgjigjet lëvizjeve ushtarake perëndimore. Lukashenko tha: Moska ka rënë dakord të ndihmojë Minskun që të zhvillojë raketa të ngjashme me ato të tipi Aleksandër. Ai gjithashtu tha se Bjellorusia insiston në përdorimin e sistemeve raketore S400 dhe S300 të prodhimit rus.