Bashkimi Evropian ndihmon me 1.5 miliardë euro refugjatët sirianë
(last modified Wed, 11 May 2022 14:42:34 GMT )
May 11, 2022 16:42 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian ndihmon me 1.5 miliardë euro refugjatët sirianë

Bashkimi Evropian ka deklaruar se do të rrisë ndihmën e tij për refugjatët dhe azilkërkuesit sirianë në 1.55 miliardë euro në vitin 2022.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Josef Borrell, shefi i diplomacisë evropiane, në fillim të samitit të vendeve që japin donacione për refugjatët sirianë, deklaroi: “Si përgjegjës i këtij takimi, unë deklaroj se Bashkimi Evropian ka një miliardë e gjysmë euro për të ndihmuar sirianët për vitin 2022”.
Bashkimi Evropian u bëri thirrje edhe vendeve donatore në Konferencën e Gjashtë që të mos lënë vetëm dhe pa ndihma këtë vend.
Duke iu drejtuar përfaqësuesve të afro 70 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare të pranishme në takim, Josef Borrell tha: "Ne iu inkurajojmë të gjithëve që të jeni bujarë në ndihmën dhe angazhimin tuaj.
Njëmbëdhjetë vjet konflikt e luftë janë të lodhshme. Kjo është e kuptueshme. Nuk është e mundur të merreni me konflikte të shumta në të njëjtën kohë. Këtyre problemeve tani iu shtohet edhe Ukraina", - tha ai.
Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me sulme masive të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre për të ndryshuar ekuacionin rajonal në favor të regjimit sionist. Më shumë se 12 milionë njerëz u zhvendosën gjatë krizës tetëvjeçare në Siri.

Tags