Naryshkin: DASH si makineria propagandistike Naziste
https://parstoday.ir/sq/news/world-i127008-naryshkin_dash_si_makineria_propagandistike_naziste
Të mërkurën shefi i inteligjencës ruse krahasoi Departamentin Amerikan të Shtetit me makinerinë propagandistike Naziste të Luftës së Dytë Botërore, të ndërtuar nga Joseph Goebbels, duke thënë se Washingtoni kishte nisur një fushatë mesazhesh anti-ruse në të gjitha mediat sociale.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 11, 2022 15:51 Europe/Tirane
  • Naryshkin: DASH si makineria propagandistike Naziste

Të mërkurën shefi i inteligjencës ruse krahasoi Departamentin Amerikan të Shtetit me makinerinë propagandistike Naziste të Luftës së Dytë Botërore, të ndërtuar nga Joseph Goebbels, duke thënë se Washingtoni kishte nisur një fushatë mesazhesh anti-ruse në të gjitha mediat sociale.

Sergei Naryshkin, kreu i Agjencisë së Inteligjencës për Jashtë, tha se Shtetet e Bashkuara po inkurajonin përhapjen e informacioneve false në rrjetin e komunikimit Telegram në një tentativë për “të diskredituar” lidershipin politik dhe atë ushtarak në sytë e popullit rus. “Veprimet e tyre kanë shumë të përbashkëta me traditat e Ministrisë të edukimit dhe propagandës të Rajhut të Tretë dhe të kreut të saj, Joseph Goebbels”, deklaroi Naryshkin në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë së Inteligjencës. Rusia ka akuzuar rregullisht Perëndimin se ka mbështetur dhe sponsorizuar lëvizjet anti-ruse dhe se gjatë viteve të fundit ka etiketuar dhjetëra grupe të pavarura të të drejtave të njeriut dhe media në Rusi si “agjentë të huaj”. Përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk iu përgjigjën menjëherë komenteve të Naryshkin.