Pjesëmarrja e Pfizer dhe Moderna në programin biologjik ushtarak të Ukrainës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i127024-pjesëmarrja_e_pfizer_dhe_moderna_në_programin_biologjik_ushtarak_të_ukrainës
Një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes ruse tha se presidenti aktual i SHBA në të kaluarën kishte mbikëqyrur personalisht funksionimin e laboratorëve biologjikë në Ukrainë. Në program morën pjesë edhe kompanitë farmaceutike Pfizer dhe Moderna.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 12, 2022 06:27 Europe/Tirane
  • Pjesëmarrja e Pfizer dhe Moderna në programin biologjik ushtarak të Ukrainës

Një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes ruse tha se presidenti aktual i SHBA në të kaluarën kishte mbikëqyrur personalisht funksionimin e laboratorëve biologjikë në Ukrainë. Në program morën pjesë edhe kompanitë farmaceutike Pfizer dhe Moderna.

Pavarësisht përpjekjeve të SHBA-së për të fshirë realitetin dhe shtrirjen e laboratorëve të saj biologjikë ushtarakë në Ukrainë, Rusia ka zbuluar dimensione të reja të aktiviteteve të tilla. “Igor Krilov, kreu i departamentit të mbrojtjes nga rrezatimi, pasojat kimike dhe biologjike të ushtrisë ruse, në një deklaratë tha: Presidenti aktual Joe Biden, i cili shërbeu si zëvendëspresident i Obamës, "koordinoi aktivitetet e ekzekutuesve të programeve biologjike ushtarake dhe ishte i përfshirë në mashtrime financiare në Ukrainë". Miliarderi amerikan George Soros ka qenë gjithashtu një sponsor kryesor i kërkimeve biologjike ushtarake në Ukrainë dhe një lobist i Bigfarma. Krilov zbuloi gjithashtu se kompanitë farmaceutike Pfizer dhe Moderna, të cilat aktualisht prodhojnë vaksina për virusin Covid 19, ishin të përfshira në aktivitetet ushtarake dhe biologjike amerikane në Ukrainë. Zbulimi i dimensioneve të reja të veprimeve biologjike të SHBA-së në Ukrainë tregon se zyrtarët e Partisë Demokratike, veçanërisht presidenti aktual i SHBA Joe Biden, kanë luajtur një rol të drejtpërdrejtë në këtë fushë.  "Të ardhurat nga pjesëmarrja e OJQ-ve dhe bioteknologjia e kontrolluar i lejojnë udhëheqësit demokratë të paguajnë për fushatat e tyre," tha Krilov në një deklaratë. Gjatë evazionit rus të Ukrainës, Rusia ka marrë kontrollin e disa zonave ku ndodheshin laboratorë biologjikë. Atje u zbuluan aspekte të panjohura të natyrës së aktiviteteve të këtyre qendrave, veçanërisht prodhimi i patogjenëve të ndryshëm. Qendrat vepronin me financimin dhe mbështetjen e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në fillim të marsit 2022 njoftoi se kishte marrë dokumente nga stafi në laboratorët biologjikë të Ukrainës që tregonin se Kievi po kërkonte shkatërrimin e menjëhershëm të dokumenteve të programit të tij ushtarako-biologjik që funksiononte nën menaxhimin e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA. Megjithatë, Departamenti i Shtetit ka pretenduar se Uashingtoni nuk ka laboratorë në Ukrainë, ndërsa provat tregojnë se Pentagoni i drejtonte drejtpërdrejt këta laboratorë dhe se kontraktorët e lidhur me të drejtuan projekte të lidhura me elementët biologjikë. Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Anatoli Antonov, thotë se arsyeja kryesore për shqetësimin e SHBA-së për Ukrainën është qasja e Rusisë ndaj "patogjenëve" në laboratorët e saj biologjikë. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Uashingtoni i kushtoi vëmendje të veçantë krijimit të laboratorëve të armëve biologjike në vendet post-sovjetike. Megjithëse Shtetet e Bashkuara janë palë në Konventën e Ndalimit të Armëve Biologjike, e cila u ratifikua në 1972 dhe ka qenë në fuqi që nga viti 1975, ajo  në praktikë është një nga pionierët në zhvillimin e llojeve të ndryshme të këtyre armëve çnjerëzore.
Ukraina vendos të ndërpresë një pjesë të eksporteve të gazit të Rusisë në Evropë