Finlanda hedh benzinë në zjarr, synon anëtarësimin në  NATO
(last modified Thu, 12 May 2022 18:07:30 GMT )
May 12, 2022 20:07 Europe/Tirane
  • Finlanda hedh benzinë në zjarr, synon anëtarësimin në  NATO

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja e këtij shteti, Sanna Marin, kërkuan njëzëri që Finlanda të anëtarësohet në NATO, “pa vonesa”.

Të dy liderët thanë në një deklaratë të përbashkët se presin vendimin në ditët në vijim.Kjo deklaratë është sinjali më i fortë deri tani se Finlanda do të kërkojë vërtet anëtarësimin në aleancën e Atlantikut Verior, një lëvizje kjo historike për vendin nordik që prej dekadash të tëra ka preferuar të ruajë një politikë neutraliteti. Kjo lëvizje e liderëve finlandezë vjen pas rritjes së mbështetjes së publikut për anëtarësimin e Finlandës në NATO që u nxit nga pushtimi i Ukrainës. Finlanda që ndan një kufi prej 1,300 kilometrash me Rusinë, tani ndien rrezik. Ajo ka qëndruar deri më tani jashtë NATO-s pikërisht për të shmangur antagonizmin e fqinjit të saj lindor. Sidoqoftë, nuk ka vonuar reagimi i Rusisë.Kremlini reagoi pas njoftimit se Finlanda është pozicionuar për anëtarësim në NATO, duke thënë se një lëvizje e tillë nuk do ta ndihmojë stabilitetin dhe sigurinë në Europë dhe se do të perceotohet si kërcënim i drejtpërdrejtë nga Rusia, e cila do të marrë masa shpaguese.Hapat e ndërmarra nga Finlanda për t’u anëtarësuar në NATO janë për të ardhur keq, dhe një arsye për të imponuar një përgjigje simetrike. Të gjithë veprimet e mëtejshme të Rusisë do të varen nga mënyra sesi do të duket ky proces zgjerimi në të ardhmen, sa larg do të lëvizë infrastruktura ushtarake, dhe sa do t`i afrohet kufijve tanë. Do të na duhet të përgjigjemi me masat e nevojshme për të balancuar situatën dhe për të garantuar sigurinë tonë”, thuhet në deklaratën e Kremlinit e publikuar të enjten.Në këtë kontekst, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, vlerëson se të gjithë duan të shmangin një përplasje të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë.Megjithatë, ai i përshkroi veprimet e Finlandës si për të ardhur keq dhe “padyshim” një kërcënim për Rusinë “dhe një arsye për një përgjigje simetrike”. Ka shumë të ngjarë që NATO do ta ftojë vendin nordik të deklarohet për anëtarësimin në aleancë.Besohet gjerësisht se kjo do të ndodhte shumë shpejt, pasi Finlanda tashmë përmbush shumicën e kritereve dhe ka shumë pak gjasa që ndonjë anëtar i NATO-s të kundërshtojë një gjë të tillë. Sondazhe të shumta të fundit të opinionit kanë treguar se të paktën 60% e finlandezëve janë tani në favor të anëtarësimit në NATO, një rritje e madhe nga niveli i mëparshëm prej rreth 30% në vitet e kaluara. Nëse kjo ndodh siç pritet, ky vend me më pak se 6 milionë banorë do të ketë “rivizatuar hartën e sigurisë evropiane” në një mënyrë që më parë ishte e paimagjinueshme dhe kjo mund të ketë pasoja të jashtëzakonshme për Rusinë.Pranimi i Finlandës do të nënkuptonte që një komb me të cilin Rusia ndan një kufi prej 1300 kilometrash do të bëhej zyrtarisht “bashkë ushtarakisht me Shtetet e Bashkuara”. Dhe kjo, jo vetëm që do të ishte një lajm i keq për Kremlinin, por anëtarësimi i Finlandës do të ishte mjaft i favorshëm për NATO-n.

Tags