Putin: Perëndimi kërkon të sakrifikojë të gjithë botën
"Perëndimi është i gatshëm të sakrifikojë pjesën tjetër të botës për dominimin dhe sundimin e tij mbi botën," tha presidenti i Rusisë.
Presidenti rus Vladimir Putin duke folur në një takim për çështjet ekonomike, tha se pasojat globale të sanksioneve kundër Rusisë, duke përfshirë urinë e mundshme në një numër vendesh, është faji i vendeve perëndimore të cilat për dominimin e tyre mbi Rusinë dhe gjithë botën, janë gati të sakrifikojnë pjesën tjetër të botës, raportoi të enjten IRNA duke cituar Tass news. Putin fajësoi elitat perëndimore për situatën aktuale, duke shtuar: "Një numër vendesh në botë tashmë janë përballur me kërcënime, duke përfshirë urinë, dhe nëse sanksionet kundër Moskës vazhdojnë, Bashkimi Evropian mund të përballet me pasoja që do të jenë të vështira për t'u kompensuar." “Rusia qëndron e vendosur përballë sfidave të jashtme, si përmes politikave të përgjegjshme makroekonomike, ashtu edhe falë zgjidhjeve sistematike për të forcuar sovranitetin ekonomik dhe sigurinë e teknologjisë dhe ushqimit”, tha Putin.