Osetia e Jugut, referendum për tu bashkuar me Rusinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i127164-osetia_e_jugut_referendum_për_tu_bashkuar_me_rusinë
Udhëheqësi i rajonit separatist të Gjeorgjisë, Osetisë Jugore, ka caktuar 17 korrikun si datë për një referendum për bashkimin me Rusinë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 14, 2022 15:13 Europe/Tirane
  • Osetia e Jugut, referendum për tu bashkuar me Rusinë

Udhëheqësi i rajonit separatist të Gjeorgjisë, Osetisë Jugore, ka caktuar 17 korrikun si datë për një referendum për bashkimin me Rusinë.

Anatoli Bibilo nënshkroi një dekret për mbajtjen e një referendumi në Republikën e Osetisë Jugore, sipas një deklarate nga zyra e tij, e cila përmendi "aspiratën historike" të popullit të tij për t'u bashkuar me Rusinë. "Ne po kthehemi në shtëpi," tha udhëheqësi i Osetisë Jugore duke shtuar: "Ka ardhur koha për t'u bashkuar një herë e përgjithmonë." “Osetia e Jugut dhe Rusia do të jenë bashkë. Ky është fillimi i një historie të re të madhe”, shtoi ai. Zyrtarët e Gjeorgjisë i kanë denoncuar më parë si "të papranueshme" planet e Osetisë së Jugut për të mbajtur një referendum të tillë. Osetia e Jugut u shkëput nga Gjeorgjia në fillim të viteve 1990 pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Megjithatë, qeveria pro-perëndimore në Tbilisi nuk e ka njohur kurrë pavarësinë e Osetisë së Jugut. Rajoni ishte në qendër të luftës ruso-gjeorgjiane në vitin 2008, pas së cilës Kremlini njohu territorin - së bashku me një rajon tjetër separatist, Abkhazinë - si një shtet të pavarur dhe vendosi baza ushtarake atje.