Inflacion i shfrenuar në Turqi
Inflacioni në Turqi është rritur me më shumë se 70% krahasuar me periudhën para krizës në Ukrainë.
Ndërsa presidenti turk vazhdon të theksojë mbi normat më të ulëta të interesit për të ulur inflacionin, statistikat e reja zyrtare tregojnë se çmimet dhe inflacioni në Turqi janë jashtë kontrollit dhe janë rritur me më shumë se 70% në krahasim me periudhën para krizës në Ukrainë. Kjo shifër e vendos Turqinë në vendin e gjashtë me normën më të lartë të inflacionit në botë. Turqia është një nga vendet që tregton mbi bazën e rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe roli i zhvillimeve valutore në këtë vend është shumë përcaktues. Me rritjen e inflacionit, veçanërisht në fushën e transportit, Turqia ka qenë në një situatë të pafavorshme për sa i përket tregtisë, jetesës së qytetarëve dhe nivelit të mirëqenies sociale. Ndërkohë, qeveria po përpiqet ta bëjë Turqinë më tërheqëse për investimet e huaja duke rritur pagën minimale dhe duke ofruar shërbime financiare për qytetarët e saj dhe nga ana tjetër të rrisë nivelin dhe volumin e eksporteve të saj.