Finlanda është gati për një sulm të mundshëm rus
(last modified Sun, 15 May 2022 06:03:06 GMT )
May 15, 2022 08:03 Europe/Tirane
  • Finlanda është gati për një sulm të mundshëm rus

Qeveria e Helsinkit po përgatit strehimoret e saj për sulme të mundshme nga Moska pasi udhëheqësit finlandezë njoftuan pranimin e tyre të menjëhershëm në NATO dhe Kremlini ka folur për një plan reagimi.

Sipas Newsweek, banorët e Finlandës në zonat në kufi me Rusinë po nxitojnë të blejnë gjërat e nevojshme ditore dhe po përgatiten të hyjnë në strehimoret e destinuara për një luftë të mundshme me Moskën. Situata u tensionua pasi Kremlini njoftoi masa hakmarrëse në përgjigje të kërkesës së Finlandës për t'u bashkuar me NATO-n. Mediat amerikane kanë shkruar: Menjëherë pasi presidenti finlandez Sauli Niinistste dhe kryeministrja Sana Marin lëshuan një deklaratë duke bërë thirrje që vendi i tyre të anëtarësohet menjëherë në NATO, Ministria e Jashtme ruse njoftoi se Kremlini nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të hakmerrej. Rusia ka thënë se anëtarësimi i Finlandës në NATO është një kërcënim të cilit ajo do t'i përgjigjet. "Një vend i vogël si Finlanda ka nevojë për aleatë për t'u përballur me Rusinë, veçanërisht në një kohë kur një pjesë e Evropës është e përfshirë në një luftë," tha presidenti i Finlandë pasi iu referua evazionit rus ndaj Ukrainës që filloi në shkurt.  Analistët besojnë se nëse presidenti rus Vladimir Putin vendos të ndërmarrë veprime hakmarrëse ushtarake, Finlanda, me më shumë se 54,000 strehimore, do të jetë gati të strehojë 4,4 milionë njerëz.  Një gazetë lokale finlandeze citoi burime të paidentifikuara të thoshin se qeveria e Helsinkit në përgjigje të kërcënimeve nga Moska deri të premten e kësaj jave do të ndërpresë furnizimin me gaz nga Moska. Qeveria e Helsinkit pretendon se ka ndërprerë importet e gazit nga Rusia, ndërkohë që ajo mbështetet më shumë se çdo pjesë tjetër e Evropës tek gazi rus, sepse tubacionet e gazit rus kalojnë drejtpërdrejt përmes vendit. AFP të shtunën raportoi: Rusia ndërpreu eksportet e energjisë elektrike në Finlandë për mospagim të detyrimeve të prapambetura. Megjithatë, ministri i Jashtëm grek ka deklaruar se do të mbështesë plotësisht anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).  Nikos Dendias shtoi: Ne jemi të gatshëm të mirëpresim Suedinë dhe Finlandën në familjen e NATO-s. Anëtarësimi në NATO do të ndryshojë neutralitetin e Finlandës dhe Suedisë që ka ekzistuar që nga Lufta e Ftohtë dhe do të hapë rrugën për zgjerimin e NATO-s pranë kufijve të Rusisë.

Tags