Turqia ka tri kërkesa për Finlandën dhe Suedinë
(last modified Sun, 15 May 2022 18:51:18 GMT )
May 15, 2022 20:51 Europe/Tirane
  • Turqia ka tri kërkesa për Finlandën dhe Suedinë

Ministri i Jashtëm i Turqisë tha të dielën se Suedia dhe Finlanda duhet të ndalojnë mbështetjen e grupeve terroriste në vendet e tyre, të ofrojnë garanci të qarta sigurie dhe të heqin ndalesat e eksportit ndaj Turqisë, ndërsa kërkojnë anëtarësimin në NATO.

Duke folur pas një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Berlin, Mevlut Cavusoglu ka thënë se ai ka takuar homologët e tij suedezë dhe finlandezë dhe të gjithë po kërkonin të adresonin shqetësimet e Turqisë. Ai shtoi se Turqia nuk po kërcënonte askënd ose nuk po kërkonte favore, por po fliste veçanërisht për mbështetjen e Suedisë për grupin militant kurd PKK, i konsideruar si një grup terrorist nga Turqia. Finlanda konfirmoi të dielën se do të aplikonte për anëtarësim në NATO dhe Suedia pritet të ndjekë shembullin, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Sidoqoftë, shqetësimet e Turqisë mund të përbëjnë një pengesë, pasi çdo vendim për zgjerimin e NATO-s kërkon miratimin unanim nga të 30 vendet anëtare. “Këtu duhet patjetër të ketë garanci sigurie. Ata duhet të ndalojnë mbështetjen e organizatave terroriste”, u ka thënë Cavusoglu gazetarëve turq në Berlin. Ai ka shtuar se ndalimet suedeze dhe finlandeze për eksportimin e disa prej mallrave të sektorit të tyre të mbrojtjes në Turqi duhet të marrin fund. Presidenti turk Recep Tajip Erdogan befasoi aleatët e NATO-s dhe vendet nordike të premten kur tha se Turqia nuk mund të mbështeste planet e zgjerimit duke qenë se ato ishin “shtëpia e shumë organizatave terroriste”.

 

Tags