G7: Kina që të mos e ndihmojë Rusinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i127218-g7_kina_që_të_mos_e_ndihmojë_rusinë
Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) i bëri thirrje Kinës që të mbështesë sovranitetin e Ukrainës dhe të mos e ndihmojë Rusinë, duke paralajmëruar se lufta e paprovokuar e Moskës kundër Ukrainës ka kërcënuar botën duke shkaktuar krizë të rëndë të ushqimit dhe energjisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 15, 2022 16:23 Europe/Tirane
  • G7: Kina që të mos e ndihmojë Rusinë

Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) i bëri thirrje Kinës që të mbështesë sovranitetin e Ukrainës dhe të mos e ndihmojë Rusinë, duke paralajmëruar se lufta e paprovokuar e Moskës kundër Ukrainës ka kërcënuar botën duke shkaktuar krizë të rëndë të ushqimit dhe energjisë.

G7 e bëri këtë paralajmërim përmes një deklarate më 14 maj, pas përfundimit të takimit treditor në Gjermani. Përveç se kërkuan nga Kina që të mos e mbështesë Moskën teksa lufta vazhdon, G7 po ashtu i bëri thirrje Pekinit që të “heqë dorë nga përfshirja në manipulim të informacioneve, në dezinformim dhe mjete të tjera për të legjitimuar luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”. Ky grup, që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia, po ashtu tha se duhen masa urgjente për të zhbllokuar furnizimet me drithëra kur Rusia po parandalon Ukrainën që t’i eksportojë, e që sipas G7-s, po kontribuon në krizën ushqimore globale.