Ministri i Jashtëm ukrainas takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i127222-ministri_i_jashtëm_ukrainas_takohet_me_sekretarin_amerikan_të_shtetit
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 15, 2022 20:54 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm ukrainas takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Kuleba në një postim në Twitter ka vënë edhe fotografinë e dyshes, ku falënderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen. "Ne ramë dakord për bashkëpunim të ngushtë për të siguruar që eksportet ushqimore ukrainase të arrijnë te konsumatorët në Afrikë dhe Azi," shkroi Koleba në Twitter. Koleba ishte planifikuar të informonte takimin e ministrave të jashtëm të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në Berlin të dielën mbi situatën në Ukrainë. Të dy palët diskutuan gjithashtu se si NATO mund të ofrojë më shumë ndihmë për Ukrainën ndërsa lufton forcat ruse për javën e dymbëdhjetë me radhë. Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha pas një takimi jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në Berlin se të gjithë anëtarët e NATO-s janë të përkushtuar të ruajnë sanksionet kundër Rusisë për aq kohë sa është e nevojshme. Shtetet e Bashkuara së fundmi kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën me asistencë ushtarake dhe ndihma tjera për t’u mbrojtur nga agresioni rus.