40% e gjermanëve kundërshtojnë dërgimin e armëve në Ukrainë
Një sondazh i ri tregon se 40 për qind e gjermanëve kundërshtojnë dërgimin e armëve në Ukrainë.
Sipas një sondazhi të ri nga Instituti Morning Consulting i publikuar të hënën, vetëm 45 për qind e gjermanëve nuk kundërshtojnë dërgimin e armëve në Ukrainë. Sondazhi zbuloi gjithashtu se 53 për qind e gjermanëve thanë se gjendja e tyre financiare ishte përkeqësuar që nga viti 2021 për shkak të sanksioneve perëndimore kundër Rusisë. Lufta në Ukrainë tashmë ka hyrë në muajin e tretë dhe deri më tani 25 vende kanë dërguar armë të ndryshme ushtarake në Kiev. Rusët këmbëngulin se nuk kanë ndërmend të pushtojnë Ukrainën. Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore kanë vendosur sanksione të gjera ekonomike ndaj Moskës në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022. Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba i bëri thirrje Gjermanisë të marrë drejtimin e procesit të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, pas agresionit ushtarak rus më 24 shkurt. Kuleba ka folur edhe për embargon ndaj naftës ruse, e cila po diskutohet nga vendet anëtare të BE-së, ndërsa gjatë vizitës së tij në Gjermani ka dalë edhe çështja e embargos ndaj gazit rus.