SHBA kërkon qasje të përbashkët për të kontrolluar Kinën
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë duhet të kenë një qasje të kujdesshme dhe të bashkuar për të kontrolluar Kinën dhe praktikat e saj të biznesit.
“Ne kemi një interes të përbashkët për të nxitur Kinën që të përmbahet nga praktikat ekonomike që na kanë dëmtuar të gjithëve ne”, tha Yellen në një fjalim në Forumin Ekonomik të Brukselit, raportoi Associated Press. “Këto praktika variojnë nga ato që prekin tregtinë dhe investimet, tek politikat e zhvillimit dhe klimës, tek qasjet për të ofruar lehtësim borxhi për vendet që përballen me barrë borxhi të paqëndrueshëm,” shtoi ajo. Një takim i ministrave të financave të grupit G7 të shtatë ekonomive kryesore do të mbahet në Bon të Gjermanisë këtë javë. Yellen ka kritikuar praktikat e financimit të Kinës në Afrikë dhe së fundmi i ka bërë thirrje Pekinit në mënyrë eksplicite t'i japë fund marrëdhënieve të tij me Moskën.