Finlanda dhe Suedia dorëzojnë nesër aplikimin e tyre në NATO
https://parstoday.ir/sq/news/world-i127322-finlanda_dhe_suedia_dorëzojnë_nesër_aplikimin_e_tyre_në_nato
Finlanda dhe Suedia do të dorëzojnë aplikimin e tyre për NATO të mërkurën, tha kryeministrja suedeze Magdalena Andersson gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin finlandez Sauli Niinistö në Stokholm.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 17, 2022 15:46 Europe/Tirane
  • Finlanda dhe Suedia dorëzojnë nesër aplikimin e tyre në NATO

Finlanda dhe Suedia do të dorëzojnë aplikimin e tyre për NATO të mërkurën, tha kryeministrja suedeze Magdalena Andersson gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin finlandez Sauli Niinistö në Stokholm.

“E gjithë kjo pranverë ka qenë një triumf për demokracinë në Finlandë”, shtoi ai, duke iu referuar mbështetjes dërrmuese që aplikimi i Finlandës për NATO-n mori sot në parlament dhe mbështetjes nga populli finlandez. “Suedia gjithashtu pret të bashkëpunojë së bashku me Turqinë brenda NATO-s,” tha Andersson nga ana tjetër. Komenti i saj i drejtohej deklaratës së mëparshme të presidentit turk të hënën se ai nuk do të miratonte anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan të hënën deklaroi: “Delegacionet e dy vendeve thonë se do të vijnë në Turqi të hënën. A do të vijnë të na bindin? Na falni, por ata më mirë mos ta marrin fare mundimin. Ne nuk do t’u themi “po” atyre (vendeve) që aplikojnë sanksione ndaj Turqisë për t’u anëtarësuar në organizatën e sigurisë në NATO. Më duhet të them diçka shumë qartë dhe hapur: asnjë nga këto dy vende nuk ka një qëndrim të qartë kundër organizatave terroriste.” Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu do të takohet me Blinken në Uashington të mërkurën, ku kundërshtimet e Ankarasë pritet të jenë në krye të axhendës.