Rusia po has vështirësi në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i127376-rusia_po_has_vështirësi_në_ukrainë
Një tjetër zë pro-Kremlinit ka pranuar se ka “vështirësi” në pushtimin e Ukrainës, të cilin Rusia e quan “operacion special ushtarak”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 18, 2022 16:19 Europe/Tirane
  • Rusia po has vështirësi në Ukrainë

Një tjetër zë pro-Kremlinit ka pranuar se ka “vështirësi” në pushtimin e Ukrainës, të cilin Rusia e quan “operacion special ushtarak”.

Megjithatë Rashid Nurgaliyev, një zëvendëssekretar i Këshillit të Sigurimit të presidentit rus, Vladimir Putin, këmbënguli se Rusia do të realizojë objektivat e saj – duke përfshirë “denazifikimin e Ukrainës”. Këshilli i Sigurimit të Rusisë po mban sot takimin me afro 100 ambasadorë të huaj për të diskutuar çështje që nga “laboratorët e armëve biologjike në Ukrainë” dhe “neonazizmi në këtë vend”. Nurgaliyev u tha ambasadorëve të mbledhur se “Me gjithë vështirësitë ekzistuese, operacioni ushtarak special do të përfundojë – ndërsa objektivat e tij, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës, [dhe] mbrojtjen e Republikës Popullore të Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut do të zbatohet plotësisht”.