Në Kazan të Rusisë filloi samiti Rusia dhe Botës Islame
Në qytetin Kazan të Rusisë filloi samiti i 13-të vjetor "Rusia dhe Bota Islame" me pjesëmarrjen e Iranit dhe përfaqësuesve të vendeve të tjera.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se samiti i 13-të vjetor “Rusia dhe Bota Islame” dhe panairi i produkteve hallall filloi në qytetin Kazan të Rusisë me pjesëmarrjen e delegacioneve politike, ekonomike dhe kulturore të 55 vendeve islame, përfshirë edhe Republikën Islamike të Iranit.
Republika Islamike e Iranit ka pjesëmarrje aktive në këtë takim vjetor duke dërguar një delegacion politik dhe parlamentar si dhe duke marrë pjesë në panairin e produkteve hallall.
Kazem Xhalali, ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Rusi dhe katër anëtarë të Parlamentit Islamik të Iranit. Në seksionin e panairit të produkteve hallall, pavijoni i Republikës Islamike të Iranit ka tërhequr shumë vizitorë duke ofruar produkte hallalle nga kompanitë iraniane.
Në panairin e këtij viti kanë marrë pjesë kompania "Iran Garment" e lidhur me Etka Organization, Vitana Company dhe Kaleh Company e produkteve qumështore.
Në panairin e këtij viti është e pranishme edhe Banka Mirbusiness, në pronësi të Bankës Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit, e cila luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tregtisë dhe shkëmbimeve monetare e bankare.
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit, Kazem Xhalali, gjatë vizitës në pjesë të ndryshme të panairit dhe pavijoneve iraniane, u takua me kryeministrin e Tatarstanit, Alexei Psushin, dhe të dy palët diskutuan rrugët për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe kulturore.