Rusia kritikon dërgimin e pajisjeve ushtarake izraelite në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i127442-rusia_kritikon_dërgimin_e_pajisjeve_ushtarake_izraelite_në_ukrainë
Tensionet në marrëdhëniet e Rusisë me Izraelin janë rritur për shkak të qëndrimit të tij ndaj Ukrainës. Zëvendësministri i jashtëm rus Mikhail Bogdanov të enjten kritikoi ashpër Tel Avivin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 20, 2022 09:28 Europe/Tirane
  • Rusia kritikon dërgimin e pajisjeve ushtarake izraelite në Ukrainë

Tensionet në marrëdhëniet e Rusisë me Izraelin janë rritur për shkak të qëndrimit të tij ndaj Ukrainës. Zëvendësministri i jashtëm rus Mikhail Bogdanov të enjten kritikoi ashpër Tel Avivin.

Ai bëri thirrje për një rol dhe pozicion më të balancuar të regjimit sionist, duke thënë se pozicioni i Tel Avivit ka bërë që Rusia të reagojë. Ai kritikoi dërgimin e pajisjeve ushtarake izraelite për ushtrinë ukrainase, duke e quajtur atë një shenjë të qëndrimit armiqësor të Tel Avivit ndaj Moskës. Zyrtari rus theksoi se Moska ka një qëndrim negativ ndaj çështjes së dërgimit të pajisjeve ushtarake izraelite për pajisjen e ushtrisë ukrainase. Regjimi sionist njoftoi të mërkurën se i kishte dërguar ushtrisë ukrainase 2000 helmeta dhe 500 jelek antiplumb. Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë ka deklaruar se vendi i tij është i befasuar nga politika armiqësore e Izraelit ndaj Rusisë dhe mbështetja e tij për Ukrainën dhe se Moska është e interesuar për bisedime me liderët e Tel Avivit. Regjimi sionist dënoi pushtimin rus të Ukrainës dhe në fillim të konfliktit mbajti një pozicion të ashtuquajtur ndërmjetësues në këtë drejtim, por gradualisht mori një qëndrim më të ashpër dhe kritik ndaj Moskës, dhe tani dërgimi i pajisjeve ushtarake për ushtrinë ukrainase është praktikisht një veprim kundër Rusisë. Ky qëndrim i Tel Avivit ka provokuar reagimin e ashpër të Moskës. Më herët, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova akuzoi regjimin sionist për mbështetjen e neo-nazistëve në Ukrainë. Duke kritikuar komentet e ministrit të Jashtëm izraelit, Zakharova tha se deklaratat e tij, të cilat nuk ishin në përputhje me historinë e tij, "pasqyrojnë gjerësisht qasjen e qeverisë aktuale të Tel Avivit për të mbështetur regjimin neo-nazist të Kievit". Zakharova përsëriti se rrënjët hebraike të presidentit ukrainas nuk japin garanci se ai nuk do të mbështesë përhapjen e neo-nazizmit në vendin e tij. Rreth tre javë më parë, deklaratat e diskutueshme të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili e konsideronte udhëheqësin e Gjermanisë naziste Adolf Hitler me origjinë hebreje, çuan në një polemikë të madhe në marrëdhëniet midis Moskës dhe Tel Avivit. Kryeministri izraelit Naftali Bennett menjëherë pas komenteve, të cilat u dënuan gjerësisht nga zyrtarët izraelitë, tha se në një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin kishte kërkuar që Lavrovi të kërkonte falje. Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i mohoi akuzat izraelite. Tani, me fillimin e dërgimit të të ashtuquajturës ndihma humanitare izraelite në Ukrainë dhe më pas dërgimin e pajisjeve ushtarake në Kiev, është e qartë se Tel Avivi në fakt ka hyrë në arenën e luftës ukrainase në dëm të Rusisë.  Izraelitët pretendojnë se kanë dërguar rreth 100 tonë ndihma humanitare në Ukrainë dhe kanë ngritur një spital në perëndim të vendit. Përmbysja graduale e qëndrimit të Izraelit për luftën në Ukrainë është bërë shumë e shtrenjtë për Rusinë, e cila gjithmonë është menduar se ka marrëdhënie të shkëlqyera me Tel Avivin dhe gjithmonë i ka pritur ngrohtësisht liderët izraelitë. Natyrisht, këto veprime armiqësore të Tel Avivit nuk janë larg syve të Moskës dhe për këtë arsye reagimet e Rusisë ndaj këtyre veprimeve të regjimit sionist po bëhen gradualisht të dukshme. Këtu përfshihet mirëpritja e ngrohtë e delegacionit të Hamasit në Moskë.  Gjithashtu për herë të parë, është publikuar një raport mbi përdorimin e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S300 për tu përballur me sulmet e fundit ajrore të Izraelit  kundër pozicioneve në Siri.  Sigurisht, ky veprim është një paralajmërim për Tel Avivin se veprimet e tij mbështetëse për Ukrainën nuk do të mbeten pa përgjigje.  Mediat izraelite në një analizë kishin thënë se përdorimi i sistemit rus kundër avionëve luftëtarëve të regjimit sionist në Siri "mund të tregojë një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimin e Moskës ndaj Izraelit".