Ukraina urdhëron të dorëzohen ushtarët në Mariupol
https://parstoday.ir/sq/news/world-i127446-ukraina_urdhëron_të_dorëzohen_ushtarët_në_mariupol
Regjimenti Azov i Ukrainës ka thënë sot se komanda ushtarake ka dhënë urdhrin për të ndaluar mbrojtjen e impiantit të rrethuar metalurgjik të Mariupolit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 20, 2022 15:49 Europe/Tirane
  • Ukraina urdhëron të dorëzohen ushtarët në Mariupol

Regjimenti Azov i Ukrainës ka thënë sot se komanda ushtarake ka dhënë urdhrin për të ndaluar mbrojtjen e impiantit të rrethuar metalurgjik të Mariupolit.

Batalioni i të djathtës ekstreme së bashku me marinsat ukrainas, janë ngujuar në sistemin e gjerë të tuneleve të Azovstal prej gati tre muajsh. Raportimet e sotme thanë se komandantët kanë urdhëruar ndalimin e rezistencës me qëllim “të shpëtojnë jetën e ushtareve”. Një deklaratë video e sotme e komandantit të regjimentit Azov tha se mes të evakuarve nga tunelet e impiantit ishin civilët dhe ushtarët e plagosur rëndë. “Kemi theksuar vazhdimisht tre kushtet më të rëndësishme për ne: civilët, të plagosurit dhe të vdekurit”, tha komandanti Denys Prokopenko. Impianti metalurgjik ka një labirint të gjerë tunelesh nëntokësore që janë kthyer në bastionin e fundit të ushtrisë së Ukrainës në Mariupol. Rusia thotë se në të gjenden laboratorë biologjikë të financuara nga SHBA, por Ukraina refuzon pretendimet. Porti i Mariupol është një pikë kryesore lidhëse mes gadishullit të Krimesë dhe lindjes së Ukrainës.