Rusia merr plotësisht kontrollin e uzinës ukrainase Azofestal
https://parstoday.ir/sq/news/world-i127476-rusia_merr_plotësisht_kontrollin_e_uzinës_ukrainase_azofestal
Një zëdhënës ushtarak rus të premten tha se i gjithë kompleksi i uzinës Azofestal në Mariupol është vënë nën kontrollin rus.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 21, 2022 03:54 Europe/Tirane
  • Rusia merr plotësisht kontrollin e uzinës ukrainase Azofestal

Një zëdhënës ushtarak rus të premten tha se i gjithë kompleksi i uzinës Azofestal në Mariupol është vënë nën kontrollin rus.

Zëdhënësi i ushtrisë ruse Igor Konashenkov shtoi: Më shumë se 2,400 njerëz, duke përfshirë ushtarakë ukrainas dhe anëtarë të regjimentit neo-nazist të Azov, të cilët ishin rrethuar brenda uzinës për gati një muaj, ulën armët dhe u dorëzuan. Konashenkov shtoi: Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu të premten informoi presidentin Vladimir Putin se operacioni kishte përfunduar me sukses. Lufta në Ukrainë po i afrohet fundit të muajit të tretë dhe reagimet ndaj evazionit rus dhe dërgimit të armëve në Kiev vazhdojnë akoma.