Rusia shpall fitoren në Mariupol
https://parstoday.ir/sq/news/world-i127504-rusia_shpall_fitoren_në_mariupol
Azovstali, simboli i fundit i qëndresës së qytetit port të Mariupolit, tashmë është krejtësisht në duart e rusëve thotë Moska, që publikoi dhe foto të parakalimit të luftëtarëve të fundit ukrainas të mbetur atje, e tashmë të dorëzuar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 21, 2022 15:49 Europe/Tirane
  • Rusia shpall fitoren në Mariupol

Azovstali, simboli i fundit i qëndresës së qytetit port të Mariupolit, tashmë është krejtësisht në duart e rusëve thotë Moska, që publikoi dhe foto të parakalimit të luftëtarëve të fundit ukrainas të mbetur atje, e tashmë të dorëzuar.

Ushtarët e fundit ukrainas, që gjendeshin të fshehur në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, thane se Kievi “i urdhëroi” të ndalonin luftimet. Për Moskën, marrja e kompleksit, e për rrjedhojë edhe e të gjithë qytetit, shënon një fitore të rëndësishme ushtarake. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se deri më tani, rreth 2000 luftëtarë ukrainas që ishin fshehur në fabrikën e çelikut, janë dorëzuar. Kievi ka shprehur shpresën se luftëtarët do të shkëmbehen me të burgosur rusë, por autoritetet e mbështetura nga Moska në Donetsk thonë se disa prej tyre mund të gjykohen për krime lufte dhe terrorizëm.