Zelensky flet për një situatë ‘jashtëzakonisht e vështirë’ në lindje
Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskyy tha se fitorja në luftën me Rusinë do të vijë përfundimisht përmes një zgjidhjeje diplomatike.
“Fitorja do të jetë e vështirë, do të jetë e përgjakshme dhe në fushën e betejës, por fundi i saj do të vijë përmes diplomacisë. Jam shumë i bindur për këtë,” tha Zelensky. Rusia intensifikoi sulmin e saj në Ukrainën lindore, duke përdorur artileri, raketahedhës dhe avionë për të goditur rajonet e Donetskut dhe Luhanskut. Situata në Donbasin lindor të Ukrainës mbetet “jashtëzakonisht e vështirë” pasi ushtria ruse po përpiqej të përparonte drejt qyteteve Slovyansk dhe Severodonetsk, ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të rregullt drejtuar kombit. “Forcat e Armatosura të Ukrainës po e pengojnë këtë ofensivë”, citohet të ketë thënë ai. Presidenti ukrainas shtoi se çdo ditë që forcat e tij arrinin të prishnin planet ruse do të ndihmonte në arritjen e “ditës së dëshiruar që ne të gjithë po e presim dhe po luftojmë kaq shumë – ditën e fitores”. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka thënë të dielën se forcat ruse po përpiqen të thyejnë mbrojtjen e Ukrainës për të arritur kufijtë administrativë të rajonit të Luhanskut.