"Sarmat", emri i një fisi trim iranian mbi raketat ruse
Komandanti i forcave raketore të Rusisë njoftoi se raketa "Sarmat" e cila është emëruar sipas emrit të fisit trim iranian, do të jetë shpata e hakmarrjes së këtij vendi kundër armikut.
Agjencia së lajmeve IRIB njoftoi se Sergei Karakajev, komandanti i forcave raketore strategjike të Rusisë, duke folur për aftësitë mbrojtëse të Rusisë, deklaroi se raketa e re "Sarmat" është shpata e hakmarrjes së Rusisë kundër armiqve të saj.
Komandanti i forcave raketore ruse, duke thënë se ky lloj i raketave ka një precizitet shumë të lartë, tha: “Raketa "Sarmat" paralajmëron armikun se Rusia është në gjendje të mbrohet”.
Dmitry Rogozin, kreu i agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos, njoftoi së fundmi se Rusia planifikon të vendosë njësinë e parë ushtarake të pajisur me raketa balistike "Sarmat" të afta për të bartur koka bërthamore më së voni deri në vjeshtën e këtij viti.
Raketa "Sarmat" është një nga gjashtë armët e reja strategjike të Rusisë, të zbuluara nga Vladimir Putin më 1 mars 2018 dhe është në gjendje të mbajë 10 ton ngarkesë, maksimumi 10 koka të rënda ose 15 koka të lehta. Gjatësia e kësaj rakete është 35.5 metra dhe diametri i saj është 3 metra.