Gazeta franceze: BE ka dështuar në zëvendësimin e gazit të Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i127626-gazeta_franceze_be_ka_dështuar_në_zëvendësimin_e_gazit_të_rusisë
Gazeta franceze "Le Monde Diplomatic" shkruan në një artikull se në kohën kur Bashkimi Evropian kërcënon se nuk do të blejë burimet energjetike të Rusisë, veçanërisht gazin, ai nuk ka arritur të gjejë një alternativë për sigurimin e burimet të nevojshme të energjisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 23, 2022 10:59 Europe/Tirane
  • Gazeta franceze: BE ka dështuar në zëvendësimin e gazit të Rusisë

Gazeta franceze "Le Monde Diplomatic" shkruan në një artikull se në kohën kur Bashkimi Evropian kërcënon se nuk do të blejë burimet energjetike të Rusisë, veçanërisht gazin, ai nuk ka arritur të gjejë një alternativë për sigurimin e burimet të nevojshme të energjisë.

Pas fillimit të sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj vendosën sanksione të gjera ndaj Rusisë dhe kërkuan një reduktim të varësisë nga gazi i Moskës.

Kremlini u kundërpërgjigj duke u kërkuar vendeve jomiqësore të paguajnë për gazin e importuar me rubla ruse.

Sipas mekanizmit të ri të pagesave të Rusisë, blerësit e gazit nga vendet jomiqësore që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë do të duhet të hapin një llogari bankare në Gazprom Bank të Rusisë.

Sanksionet e SHBA-së dhe aleatëve kundër Rusisë janë vendosur në kohën kur Perëndimi, me gjithë këto masa, ka frikë se intensifikimi i sanksioneve ndaj Rusisë në sektorët ekonomikë, veçanërisht në sektorin e naftës dhe gazit, do të destabilizojë më tej situatën ekonomike në Evropë dhe në tregjet globale të energjisë. .

Sanksionet e ndryshme të vendosura ndaj Rusisë kanë paraqitur deri tani shumë sfida për ekonominë evropiane.

Gazeta franceze "Le Monde Diplomatique" shkruan në artikull se disa vende të BE-së kanë propozuar idenë e ndërprerjes së burimeve energjetike të Rusisë, por ky Union ka dështuar për javë të tëra në negociatat për të ndaluar blerjen e saj të energjisë nga Rusia.

Rusia furnizon 40 për qind të gazit të Evropës dhe 27 për qind të naftës së BE.