Rubla vazhdon të rritet kundrejt dollarit dhe euros
Rubla ruse, e cila arriti nivelin më të lartë të pesë viteve të premten, u rrit të hënën me gati 4 për qind kundrejt dollarit dhe euros.
Sipas IRNA, rritja e vlerës së rublës ka vazhduar për shkak të mbikëqyrjes së kapitalit nga ana e bankës qendrore ruse dhe detyrimit të kompanive ruse të eksportit për të kthyer në rubla valutat e marra. Rubla, vlera e së cilës kundrejt dollarit është rritur me 30 për qind këtë vit (2022) pavarësisht krizës së gjerë ekonomike dhe sanksioneve perëndimore dhe amerikane ndaj Rusisë, ka treguar performancën më të mirë në botë. BCS Express tha në një shënim se furnizimi me valutë të huaj nga eksportuesit, çmimi i lartë i naftës dhe inkurajimi i kompanive eksportuese për të kthyer të ardhurat nga valuta në rubla, të gjitha forcojnë monedhën ruse. Një analist në firmën e investimeve Tinkoff parashikon se pavarësisht sanksioneve, rubla do të vazhdojë të rritet në afat të mesëm dhe të stabilizohet afër vjeshtës. Analistët thonë se kërkesa e Rusisë që blerësit e huaj të gazit natyror të paguajnë me rubla ka ndihmuar në forcimin e saj.