Perëndimi shkaktoi krizën globale të ushqimit
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar ditën e sotme se vendet perëndimore kanë shkaktuar një krizë globale ushqimore duke vendosur sanksionet më të rënda në historinë moderne ndaj Rusisë.
“Rusia ka qenë gjithmonë një eksportues mjaft i besueshëm i grurit. Ne nuk jemi burimi i problemit. Burimi i problemit që çon në urinë botërore janë ata që vendosën sanksione kundër nesh dhe vetë sanksionet”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Rusia dhe Ukraina së bashku përbëjnë gati një të tretën e furnizimeve globale të grurit. Moska ka thënë tashmë se Ukraina e ka bërë të pamundur transportin tregtar detar duke minuar ujërat e saj. Peskov tha gjithashtu se Rusia nuk e ka bllokuar eksportin e grurit të Ukrainës në Poloni me hekurudhë, e cila është një metodë shumë më e ngadaltë, pavarësisht faktit se Perëndimi po dërgon armë në Ukrainë nëpërmjet linjave hekurudhore.