Hungaria shpall gjendjen e "rrezikut të luftës"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i127702-hungaria_shpall_gjendjen_e_rrezikut_të_luftës
Frika e luftës ka përfshirë dhe Hungarinë, që shpalli “gjendjen e rrezikut” për shkak të agresionit rus në Ukrainën fqinje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 25, 2022 16:19 Europe/Tirane
  • Hungaria shpall gjendjen e

Frika e luftës ka përfshirë dhe Hungarinë, që shpalli “gjendjen e rrezikut” për shkak të agresionit rus në Ukrainën fqinje.

Kjo lëvizje i lejon Qeverisë së krahut të djathtë që të ndërmarrë masa të posaçme pa pasur nevojë që të marrë miratimin e Parlamentit. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se lufta në Ukrainë paraqet “një kërcënim të vazhdueshëm për vendin e tij, e kjo  “po vë në rrezik sigurinë tonë fizike dhe po kërcënon sigurinë energjetike dhe financiare të ekonomisë sonë dhe familjeve tona”. Për këtë arsye, ai njoftoi se “gjendja e rrezikut të luftës” do të hyjë në fuqi duke filluar nga e mërkura, që do t’i lejojë Qeverisë “të përgjigjet menjëherë dhe të mbrojë familjet hungareze dhe Hungarinë me çdo mjet të mundshëm”. Ky njoftim vjen pasi partia në pushtet e Orbanit të martën, miratoi një amendament kushtetues që lejon shpalljen e gjendjes së rrezikut kur në vendet fqinje ndodhin konflikte të armatosura, luftëra ose katastrofa humanitare.