Rusia dëbon pesë diplomatë kroatë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i127782-rusia_dëbon_pesë_diplomatë_kroatë
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë në një deklaratë tha se do të dëbojë pesë punonjës të ambasadës së Kroacisë në Moskë në shenjë hakmarrjeje ndaj veprimeve të Kroacisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 27, 2022 17:22 Europe/Tirane
  • Rusia dëbon pesë diplomatë kroatë

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë në një deklaratë tha se do të dëbojë pesë punonjës të ambasadës së Kroacisë në Moskë në shenjë hakmarrjeje ndaj veprimeve të Kroacisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë tha se e kishte marrë këtë vendim si kundërpërgjigje ndaj urdhrit të Kroacisë për dëbimin e personelit të ambasadës ruse në Zagreb.
Kroacia njoftoi dëbimin e 24 punonjësve të ambasadës ruse në prill, duke thënë se ata duhej të largoheshin nga Kroacia për shkak të veprimeve të Rusisë nga Ukraina.
Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Kroacisë thuhet se 24 punonjës të ambasadës ruse në Kroaci, duke përfshirë 18 diplomatë dhe gjashtë punonjës administrativë, me urdhër të presidentit të Kroacisë, janë urdhëruar të largohen nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur.
Sipas deklaratës, ambasadori rus në Zagreb, Andrei Nastrenko, u thirr në Ministrinë e Jashtme të Kroacisë për të marrë një notë proteste të qeverisë kroate për veprimet e trupave ruse në Ukrainë.
Para Kroacisë, disa shtete evropiane kishin dëbuar disa diplomatë rusë nga Polonia, Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Danimarka. Rusia ka dëbuar gjithashtu një numër të madh diplomatësh evropianë.