OBSH bën thirrje për veprim të shpejtë kundër lisë së majmunit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i127790-obsh_bën_thirrje_për_veprim_të_shpejtë_kundër_lisë_së_majmunit
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje vendeve në mbarë globin që të ndërmarrin veprime të shpejta për të frenuar përhapjen e lisë së majmunit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 27, 2022 15:44 Europe/Tirane
  • OBSH bën thirrje për veprim të shpejtë kundër lisë së majmunit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje vendeve në mbarë globin që të ndërmarrin veprime të shpejta për të frenuar përhapjen e lisë së majmunit.

Drejtoresha e OBSH-së për gatishmërinë globale ndaj rrezikut infektiv, Sylvie Briand, të premten në një konferencë teknike për vendet anëtare tha se "nëse vendosim masat e duhura tani, mund ta përballim lehtësisht rrezikun". Lija e majmunit, zakonisht një infeksion i butë viral, është endemik në vendet afrikane, por përhapja e tij në zona jo-endemike si Evropa dhe SHBA ka ngritur shqetësime. Sipas shifrave të OBSH-së, rreth 200 raste të konfirmuara të lisë së majmunit dhe mbi 100 raste të dyshuara janë raportuar në mbarë botën. Briand i kërkoi publikut të gjerë të mos shqetësohet pasi shkalla e transmetimit të sëmundjes është shumë më e ngadaltë se viruset e tjera si koronavirusi.