Zelensky: Ukraina duhet të bisedojë me Putinin
Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se Ukraina duhet të përballet me realitetet e situatës dhe të bisedojë me Rusinë.
Zelensky tha se Ukraina nuk është e “etur” për të biseduar me Vldadimir Putinin, por kjo do të jetë e nevojshme për t’i dhënë fund luftës. “Ka gjëra për të diskutuar me liderin rus. Unë nuk po ju them se njerëzit tanë janë të etur të flasin me të, por ne duhet të përballemi me realitetin e asaj që po jetojmë. Çfarë duam nga ky takim… Ne duam jetën tonë të rikthehet… Ne duam të rimarrim jetën e një vendi sovran brenda territorit të vet”, tha ai, duke shtuar se Rusia nuk duket të jetë ende gati për bisedime serioze paqeje“, tha Zelensky. Ndërkohë, Kremlini ka njoftuar ditën e sotme se presidenti rus Vladimir Putin, ka akuzuar Ukrainën për sabotimin e bisedimeve të paqes me Rusinë. Këto akuza besohet se janë bërë gjatë një telefonate 45 minutëshe mes liderit rus dhe kancelarit austriak Karl Nehammer. Putin mohoi që bllokada e porteve të Ukrainës vjen nga vendi i tij dhe tha se nuk është fajtor për ndërprerjen e furnizimeve globale të ushqimit, duke sugjeruar shkakun e vërtetë të sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Putin tha se ishte gati të diskutonte një shkëmbim të burgosurish me Ukrainën.