Gjermania kërkon kthim te politika e kursimeve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i127802-gjermania_kërkon_kthim_te_politika_e_kursimeve
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner ka kërkuar që prej vitit 2023 të marrin fund paketat miliardëshe të ndihmave për ekonominë gjermane.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 28, 2022 08:14 Europe/Tirane
  • Gjermania kërkon kthim te politika e kursimeve

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner ka kërkuar që prej vitit 2023 të marrin fund paketat miliardëshe të ndihmave për ekonominë gjermane.

Pra të marrë fund dhënia pa pushim e ndihmave dhe subvencioneve, që nisi kryesisht me pandeminë. Prej vitit të ardhshëm, sipas tij, Gjermania duhet të respektojë frenën e borxhit, që ka në kushtetutën e saj. Sipas Ministrisë gjermane të Financave, kjo mënyrë veprimi është përgjigjja e duhur ndaj rritjes së dobët ekonomike dhe inflacionit. Ky qëndrim ka tërhequr vëmendjen. Ende nuk bëhet fjalë për një vendim të qeverisë gjermane, por për një qëndrim të Ministrisë Federale të Financave, një nga ministritë qendrore në qeverinë gjermane. Në një reagim të parë, shefja e FMN-së Kristalina Georgieva e paralajmëroi qeverinë gjermane që të mos kthehet para kohe në frenën e borxhit. Në rast të rritjes së mëtejshme të çmimeve të energjisë, “do të ishte më e mençur për Gjermaninë që të vazhdojë të mbështesë ekonominë”, deklaroi shefja e FMN për revistën “Der Spiegel “. Një ndërprerje e furnizimeve me gaz rus mund të sillte pasoja të rëndësishme për Gjermaninë.